Manaj po shkëlqen, trajneri i Barcelonës B: Ju tregoj si e motivova në fillim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 23, 2021 | 10:56

Manaj po shkëlqen, trajneri i Barcelonës B: Ju tregoj si e motivova në fillim

Rei Manaj është kryegolashënuesi i Barcelonës B me shtatë gola. Dy dopieta në dy ndeshje radhazi, ku shqiptari është i pagabuar sidomos nga pika e bardhë e penalltisë (3 gola nga 4 në 180′), e kanë bërë atë që të fitojë vëmendjen që meriton dhe që të marrë spaletat e sulmuesit lider të një skuadre që është pjesë e një klubi legjendar. Mirëpo, nëse në fillim me katalanasit ishte larg pritshmërive, tanimë, sulmuesi po udhëheq Barçën B.

manajjj

Për këtë transformim rrënjësor, trajneri i katalanasve ka një shpjegim. Garsia Pimienta tregon edhe se si ka ndryshuar forma e shqiptarit në këtë periudhë që është pjesë e skuadrës së dytë katalanase. “Kur një lojtar vjen nga jashtë, është e vështirë për të që të adaptohet lehtë në një klub si ky i yni. Është e vërtetë që në momentet e para, sezonin e tij të parë, kishte një qasje të mirë por nuk ishte i suksesshëm me lojën ose sidomos me golat”, tha fillimisht trajneri i Barcelonës B. Më tej, trajneri ka shpjeguar edhe bisedën e zhvilluar mes tyre.

“Kam folur me të në fillim të sezonit, sepse ai duhet të kishte dhënë shumë më tepër. Gjithashtu, për vetë eksperiencën që ka, ai pati një mundësi të madhe këtu. Tani mendoj se po e shfrytëzon si duhet atë. Personalisht jam shumë i lumtur me të, sepse është në një nivel shumë të lartë”, ka deklaruar numri një i pankinës së Barcelonës B rreth Rei Manajt. Ekipi A – Me këtë formë të treguar, në mediat spanjolle raportohet se sulmuesi i Kombëtares e ka merituar që të ketë ftesë nga Barcelona e Mesit, për të qenë të paktën në stërvitje dhe pse jo i grumbulluar në ndonjë prej takimeve në vijim.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"