Manaj në pikëpyetje edhe pas golit, Peskara monitoron tre sulmues

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 29, 2016 | 20:36

Manaj në pikëpyetje edhe pas golit, Peskara monitoron tre sulmues

Rei Manaj u rikthey te goli në Serinë A, por vendi i tij si titullar në formacionin e Peskarës mbetet ende në pikëpyetje.

Rei Manaj me Peskaren

Rei Manaj me Peskaren

Mediat italiane shkruajnë se klubi po monitoron prej kohësh tre lojtarë dhe së shpejti pritet goditja finale.

“Synohet marrja e një sulmuesi për ekipin e drejtuar nga Masimo Odo. Shoqëria e presidentit Daniele Sebastiani është nën presion për Gonzalo Bergesion, pëlqehen edhe Bruno Petkoviç i Trapanit dhe Marselo Trota i Sasuolos.

Por nuk do të jetë e lehtë për ishin e Katanias dhe ish-in e Avelinos. Klubi sicilian në fakt bën rezistencë për kroatin”,-thotë portali i njohur në fushën e merkatos “tuttomercatoweb”.

Një natë më parë Manaj u bë protagonist me ekipin e tij të Peskarës duke shënuar pak minuta pasi ishte futur në fushë.

Sulmuesi nuk ishte në formacionin bazë ndaj Sasuolos, por trajneri Odo vendosi ta aktivizonte në vend të Memushajt në minutën e 74′ të pjesës së dytë, kohë në të cilin ekipi i tij ndodhej në disavantazh të dy golave.

Manaj gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 84′ dhe humbi një tjetër rast të artë për të barazuar rezultatin e ndeshjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"