Manaj: Konkurencën nuk e kam problem, luaj për ekipin dhe jo për veten

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 9, 2017 | 17:39

Manaj: Konkurencën nuk e kam problem, luaj për ekipin dhe jo për veten

Sulmuesi shqiptar, i cili aktivizohet në kategorinë e dytë spanjolle, me ekipin e Granadas, Rei Manaj, doli në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së radhës për ekipin e tij. Manaj foli për situatën që po kalon ekipi i tij, si dhe ndër të tjera për konkurrencën që gjen në skuadër.

rei manaj

Ekipi i Granadas – “Lojtarët e njohin mirë njëri-tjetrin. E dimë çfarë na kërkon trajneri dhe jemi përshtatur. Kemi besim tek shokët.”

Përqendrimi – “Kur luan ndaj ekipeve që gjenden keq në tabelën e klasifikimit, ndonjëherë nuk e vlerëson siç duhet, por për mua është ndeshjes njësoj si të tjerat, dhe përqendrimi është maksimal.”

Konkurrenca – “Në të gjitha ekipet ku kam luajtur, kam pasur konkurrencë. Kjo gjë më pëlqen, sepse lumturohem kur shoh që edhe shokët e ekipit shënojnë. Nuk ka rëndësi emri që i shënon golat, por fitoret e ekipit.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"