Manaj i jep lamtumirën Granadës, falenderon personin e veçantë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 12, 2018 | 14:55

Manaj i jep lamtumirën Granadës, falenderon personin e veçantë

Rei Manaj është larguar përfundimisht nga Granada. Këtë e ka njoftuar vetë lojtari nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Instagram”. Manaj do të rikthehet te Interi, për të vendosur më pas për të ardhmen e tij. Ai pritet të huazohet ose shitet përfundimisht. Manaj ka falenderuar Enrike Garsia ruiz, njeriu që e ka pritur kur u transferuar në Spanjë.

manaj

“Faleminderit për të gjitha vëllai im, ti je personi që unë dua më së shumti këtu te Granada, personi i parë që kam takuar dhe që ka ardhur tek unë në aeroport.Dua të të them se do të më mungoni dhe se për mua ju jeni një person i familjes dhe ju falënderoj shumë për gjithçka që keni bërë për mua dhe familjen time. E di që kurrë nuk do të gjej një person si ti . Të dua vëlla, ty dhe familjen tënde të shkëlqyer”, shkruhet në postimin e Manaj.

manaj (1)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"