Mamurrasi tërhiqet nga kampionati, Ndreca shkrin ekipin: Nuk vazhdoj dot më me këtë arbitrim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 16, 2017 | 12:37

Mamurrasi tërhiqet nga kampionati, Ndreca shkrin ekipin: Nuk vazhdoj dot më me këtë arbitrim

Mamurrasi tërhiqet nga kampionati. Pas vetëm dy javësh, presidenti Ded Ndreca ka vendosur të tërheqë përfundimisht skuadrën nga kampionati dhe t’i japë fund me futbollin. Ky është vendimi surprizë i marrë nga Ndreca, duke bërë që tashmë Grupi A të vazhdojë me vetëm 13 ekipe. Në këtë mënyrë, ndeshja e djeshme Gramshi-Mamurrasi nuk është luajtur, pasi skuadra mike nuk është paraqitur.

ded ndreca

VENDIMI

Në një prononcim për gazetën “Panorama Sport”, Ndreca tregon vendimin që ka marrë dhe arsyet që e shtynë.

“E kam të pamundur të vazhdoj më me futbollin dhe ky vendim vjen nga gjykimi i njëanshëm nga arbitrat. Sigurisht një vendim mjaft i vështirë, por e kam të pamundur vazhdimësinë e një kampionati, i cili që në start shihen qartë gabimet e qëllimshme të gjyqtarëve. Veprime të dukshme në ndeshjen e parë në Kukës dhe e njëjta panoramë dhe në takimin e luajtur një javë më parë në Mamurras, aty ku vendos gjykimi.

Kjo më ka irrituar jo vetëm mua si president, gjithashtu ka demoralizuar edhe futbollistët. Nuk kam asnjë mundësi tjetër vetëm të shkrij ekipin, gjë që nuk e kishim menduar një vendim të tillë. Ndihem keq nga ky vendim më së shumti nga bashkëqytetarët e mi, ndaj të cilëve ndihem edhe borxhli për mbështetjen gjatë më shumë se dhjetë vjetëve nga formimi i këtij ekipi që tashmë po shkërmoqet. Do të falënderoja shumë tifozët dhe mbështetësit e futbollit të qytetit tim”, përfundoi i indinjuar Ndreca.

AHMET ZANI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"