Mamurrasi në “ajër”, e ardhmja pezull

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 9, 2017 | 17:39

Mamurrasi në “ajër”, e ardhmja pezull

Mamurrasi nuk arriti të siguronte një vend në Kategorinë e Parë në përfundim të sezonit të shkuar dhe rënia një kategori më poshtë nuk është pritur mirë nga tifozët vendës.

Edhe pse u shpresua që FSHFja të bënte një ndryshime strukture ose ndonjë prej skuadrave të mos plotësonte kushtet e pjesëmarrjes, kjo gjë duket se nuk do të ndodhë.

mamurrasi iliria

 

Një gjë e tillë ka ndikuar edhe në grumbullimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm. Deri në këto momente të gjithë lojtarët janë të shpërndarë dhe ende nuk ka një datë nga klubi se kur do të nisin përgatitjet për sezonin e ri.

Megjithatë, presidenti Ded Ndreca pritet të ndërtojë një ekip, i cili do të jetë i aftë që të rikthehet në të Parën.

Ahmet Zani

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"