“Mamaja e Zaniolos është një ku*vë”, ofendime në kor nga tifozët e Parmës! Shikoni reagimin e 41-vjeçares

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 11, 2019 | 15:20

“Mamaja e Zaniolos është një ku*vë”, ofendime në kor nga tifozët e Parmës! Shikoni reagimin e 41-vjeçares

Vijojnë ofendimet në kor për mamanë e futbollistit të Romës, Nikolo Zaniolo. Pas tifozëve të Lacios dhe të Napolit, kësaj here ishe radha e atyre të Parmës, për të ofenduar 41-vjeçaren Françeska Zaniolo.

Franceska Zaniolo

Ishin minutat e fundit të takimit, teksa mesfushori i ri i talentuar u rrëzua në zonë dhe pretendoi për një 11-metërsh, ndërsa tifozët filluan të këndojnë në kor “Mamaja e Zaniolos është një ku*vë”.

francesca-costa-la-mamma-di-zaniolo-1106550

Françeska është komentuar së shumti nga mediat rozë, për shkak të fotove provokuese që ajo poston në rrjetet sociale, ndërkohë së fundmi, nëpërmjet një postimi në “Instagram” ka dënuar ashpër koret ndaj saj duke thënë se për koret kundër Balotelit, napolitanëve dhe katanzarezëve, janë mbyllur tribuna e gjobitur njerëz, ndërsa mamatë e futbollistëve duket se nuk vlejnë njësoj për organet disiplinore.

francesca-costa-zaniolo-610x1024

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"