Malota: Në ekip është rikthyer besimi e harmonia, ndaj Vllaznisë një sfidë shumë e fortë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 18, 2017 | 17:45

Malota: Në ekip është rikthyer besimi e harmonia, ndaj Vllaznisë një sfidë shumë e fortë

Në një konferencë për shtyp, para ndeshjes me Vllazninë, mbrojtësi Renato Malota ka folur rreth nisjes jo shumë të mirë të sezonit te klubi i kuq, si dhe për ndeshjen e radhës në kampionat. Ai u shpreh se me ndryshimet e shumta që ndodhën te Partizani, fillimi ishte pak i vështirë, dhe se të gjithë duan kohë të përshtaten, por tani mes tyre është rikthyer harmonia.

malota

Situata – “Duke parë ndryshimet e mëdha që janë bërë këtë sezon normalisht është e vështirë, por tashmë siç edhe po e shikoni nga ndeshja në ndeshje skuadra po tregon rritje në lojë , normalisht i duhet dhënë edhe pak kohë të rinjve që janë afruar dhe shumë shpejt do të shikoni Partizanin e vërtetë.”

Gjendja– “Kam kaluar një dëmtim dhe normalisht dëmtimet janë të vështira për çdo futbollist, nuk jam akoma në 100% tim , por jam duke punuar shumë që të arrij formën time më të mirë.”

MALOTA

Ndaj Vllaznisë – “Eshtë një ndeshje e vështirë, pasi edhe Vllaznia nuk është se po kalon një moment shumë të mirë. Parashikoj një ndeshje shumë të fortë , por ne shohim punën tonë dhe shkojmë në Shkodër për të marrë maksimumin e pikëve , pasi vetëm në këtë mënyrë nuk krijojmë shkëputje nga vendet e para. Sezonet e fundit ndaj Vllaznisë  kemi hasur  probleme , por mendoj se këtë radhë do të jetë krejt një tjetër histori. Në Shkodër luhet futboll, fiton kush është më i zoti, ndaj ne do të bëjmë të pamundurën për të dal me rezultat pozitiv nga stadiumi “Loro Boriçi”.

Atmosfera në skuadër – “Pas rezultateve të fundit në ekip është rikthyer harmonia, është rikthyer besimi tek të gjithë ne lojtarët , dhe tashmë skuadra është në rrugën e duhur për të realizuar objektivat e sezonit.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"