Malota: Kukësi ishte prova e së vërtetës, por Vllaznia nuk e përmend fjalën titull

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 6, 2019 | 19:24

Malota: Kukësi ishte prova e së vërtetës, por Vllaznia nuk e përmend fjalën titull

Lojtari më i mirë në sfidën mes Kukësit dhe Vllaznisë, u shpall Renato Malota, por në mikrofonin e “Supersport”, ai shprehet se shkodranët kanë si objektiv mbijetesën.

malota

Malota deklaroi se kjo ishte një provë force për Vllazninë përballë sulmit të Kukësit, por shprehet se ekipi është me këmbë në tokë.

A ishte një fitore që shpërblen këtë punë te Vllaznia?

TË vish nga kategoria e parë, në Superiore, është vështirësi. Po japim më të mirën, që të sigurojmë qëndrimin në kategori. Kjo ka rëndësi për momentin.

A ishte prova e së vërtetës me Kukësin?

Ishte një provë, duke parë se kemi një nga ekipet më të forta për titull. Kanë një ekip cilësor, dhe sot deri diku treguam se në fazën mbrojtëse po bëjmë mirë, i gjithë ekipi. Por, jemi me këmbë në tokë.

Kanë përcjellë drejtuesit ndonjë mesazh nga ana financiare?

Është çështje ditësh, dhe nuk kemi pasur probleme nga ana financiare. Do zgjidhet dhe kjo gjë.

A mendoni se mund të pretendoni diçka më shumë se mbijetesa?

Të jem i sinqertë, objektivi jonë është të sigurojmë qëndrimin në kategori. Ekipin mendoj se e kemi të mirë, dhe duhet t’i marrim ndeshjet një nga një. Nuk mund të themi se fituam një ndeshje, dhe të jemi për kampion. Humbjen e vetme ndaj Tiranës, mendoj se ishte e padrejtë, por deri tani mendoj se po bëjmë mirë.

A është i përgatitur Malota për Partizanin?

Do jetë një ndeshje e veçantë në aspektin personal, edhe për qytetin e Shkodrës. T’ia lëmë ditës së ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"