“Malore” që në nisje, e ardhmja e drejtorit sportiv të Partizanit në dyshim. Ja arsyeja…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 20, 2022 | 19:43

“Malore” që në nisje, e ardhmja e drejtorit sportiv të Partizanit në dyshim. Ja arsyeja…

Dritan Dervishi erdhi te Partizani pas largimit të Ilir Dajës në fund të vitit dhe nisi udhëheqjen e merkatos, si drejtor sportiv. Pas një nisjeje të vrullshme, aventura e re te të kuqtë nuk po shkon në mënyrën më të mirë të mundshme.

Olsi Rama Dritan Dervishi

Mes Dervishit dhe drejtorit të përgjithshëm, Olsi Rama ka pasur disa mosmarrëveshje në ditët e fundit. Vasil Shkurtaj është një prej shkaqeve të këtij ngërçi mes tyre. Nëse sulmuesi ishte mirëpritur nga Dervishi, e kundërta ndodhi me Ramën dhe kjo prodhoi doza pakënaqësie kundrejt njëri-tjetrit.

Për të nënvizuar më shumë këtë ftohje mes drejtuesve, mund të theksojmë faktin se për herë të parë që nga rikthimi te Partizani, Dervishi dje nuk ka ndjekur stërvitjen e ekipit. Kjo situatë jobashkëpunuese e ka acaruar jo pak ambientin, por si gjithmonë, gjithçka e ka një zgjidhje. Pritet që të ndodhë një takim mes tyre, ku pritet të sqarohet dhe vendoset gjithçka.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"