Mallkimi në Europë përndjek trajnerin, dështimi i Interit erdhi nga stoli dhe… Konte

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 12, 2019 | 22:34

Mallkimi në Europë përndjek trajnerin, dështimi i Interit erdhi nga stoli dhe… Konte

Për të dytin vit radhazi, Interi nuk ia doli që të kalonte grupet e Ligës së Kampioneve. Një histori krejt ndryshe nga 12 muaj më parë, edhe pse e përbashkëta është: grupi i limituar i futbollistëve për të luftuar në nivele të larta. Gjithashtu, trajneri Antonio Konte konfirmon një raport të komplikuar me këtë kompeticion, por tani objektivi është të shkojnë deri në fund të kampionatit. 

Konte

EKIP I LIMITUAR – Herët a vonë të vërtetat dalin në shesh. Mund të provosh të falsifikosh karakterin e një skuadre për ta përdorur si parashutë, por edhe një motivues i shkëlqyer si Antonio Konte nuk mund të bëjë dot mrekulli. Interi në Barcelonë, edhe pse humbi, mund të ketë bërë ndeshjen më të mirë të fazës së grupeve në Champions. Por në “Camp Nou” ishin prezentë lojtarë si Barela dhe Sensi.

Krejt ndryshe sfida e kthimit, ku mesfusha me D’Ambrozion, Vesinon, Brozoviçin, Valeron dhe Biragin nuk ishte as në lartësinë e zëvendësuesve të Barcelonës në Champions League dhe në përgjithësi.

internazionale_cinema

Skuadra u përmirësua në sezonin e kaluar, por nuk është ende në lartësinë e duhur për të shkuar deri në fund të kampionatit, por edhe në Europë dhe këtë e tregoi zbuluar në 10 dhjetor. Dëmtimet gjithashtu kanë ndikuar te kjo skuadër, e cila e humbi ndeshjen në mesfushë dhe është pikërisht ky repart ku drejtuesit duhet të ndërhyjnë.

MALLKIMI I KONTES – Antonio Konte konfirmohet edhe një herë tjetër një trajner kampionati, por jo Champions-i. Edhe në të shkuarën trajneri puljez është përballur me këtë realitet të hidhur Lipi dhe historia i është përsëritur gjithmonë. Kjo ka ndodhur për faktin se ai është një trajner i lindur për të rindërtuar skuadra dhe për t’i çuar në maksimumin e vazhdimësisë së tyre në kampionate, ndërsa në Europë ka pasur gjithmonë dritëhije.

konte

Në vitin 2013 Juventusi i tij u eliminua nga Bajerni që fitoi gjithçka, ndërsa një vit më vonë bora e Stambollit i mbylli rrugët për më tej, duke u eliminuar nga Gallatasaraji në grupe.

Pastaj arriti në gjysmëfinalen e Ligës së Europës, të cilën e humbi kundër Benfikës. Me Çelsin u eliminua na fazën pas grupeve, ndërsa me Interin mbeti sërish aty. Champions-i nuk i buzëqesh Antonio Kontes, por ndërkohë ka fituar 4 kampionate nga 5 që ka luajtur dhe në të gjashtin është në krye.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"