“Mallkimi” i portierëve të Botërorëve, ja detaji që dënon gardianin e Kroacisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 13, 2018 | 19:47

“Mallkimi” i portierëve të Botërorëve, ja detaji që dënon gardianin e Kroacisë

Fabian Bartez, Martin Stekelenburg e më pas Serxhio Romero, të tre i lidh një e përbashkët e çuditshme. Bartez në vitin Botërorin 2006, Stekelenburg në Afrikë e Jugut 2010 dhe më pas Romero në Kupën e Botës 2014, kanë dalë të mundur nga finalet e botërorëve, dhe të tre kanë mbajtur veshur fanellën e Monakos.

portieret e finaleve

Bartez luante me Monakon para Botërorit, Stekelenburg e mbajti veshur pas finales së 2010, ndërsa Romero vinte nga Montekarlo, ku ishte i huazuar nga ekipi i Sampdorias. Por, edhe gardiani i Kroacisë, Daniel Subasiç, është aktualisht portieri titullar i Monakos. Ndoshta, një ogur i keq ky për kroatët…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"