Mallkimi i kombëtareve, Klop humbet yllin e 4-t

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2018 | 11:51

Mallkimi i kombëtareve, Klop humbet yllin e 4-t

Nabil Keita u është shtuar radhëve të lojtarëve të dëmtuar të Liverpulit me kombëtaret e tyre. Mesfushori pësoi një tërheqje muskulore në kofshë në pjesën e parë të ndeshjes së Guinesë kundër Ruandës, e vlefshme për Kupën e Afrikës dhe u zëvendësua përpara pushimit.

keita140818a

Në stadium nuk kishte as një barelë, kështu që Keitanë e nxori nga fusha një shok i skuadrës, duke e mbajtur në kurriz. Shkalla e dëmtimit të tij nuk dihet ende, por përpara ndeshjes kundër Hadërsfilldit, Klop ka marrë edhe lajmin e keq të dëmtimit të Van Dajkut me Holandën (ka dy brinjë të thyera), Salahut me Egjiptin (tërheqje muskulore) dhe Manesë me Senegalin (frakturë në gishtin e dorës).

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"