Mallkimi i çuditshëm te Vllaznia, shkarkohen gjithnjë trajnerët kampionë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 15, 2017 | 21:01

Mallkimi i çuditshëm te Vllaznia, shkarkohen gjithnjë trajnerët kampionë

Elvin Beqiri ka qenë një ndër të fundit trajner-kampion të 19-vjeçarëve të akademisë Vllaznia. Ai së bashku me kolegun e tij Albert Kaçi janë shpallur kampionë me ekipin e 19-vjeçarëve në sezonin e shkuar, duke i dhënë shansin kësaj skuadre të jenë pjesëmarrëse për të parën herë në UEFA Champions Junior.

Vllaznia

Mirëpo, pas këtij triumfi, Beqiri ka pasur të njëjtin fat si të gjithë kolegët e tij që janë shpallur kampion me ekipin e 19-vjeçarëve të akademisë Vllaznia. Beqiri e ka lënë këtë skuadër pasi ka arritur këtë objektiv madhor dhe tanimë nuk është më pjesë as e akademisë Vllaznia.

Beqiri

Historia mesa duket përsëritet. Po ashtu, vite më parë një nga trajnerët e parë që ka shijuar titullin kampion, madje, pas shumë e shumë vitesh me ekipet e 19-vjeçarëve, Elvis Plori është larguar nga drejtimi i pankinës pasi ishte shpallur kampion.

Plori

Po ashtu, edhe ish-zëvendësi i tij Samuel Nikaj, menjëherë pasi është shpallur kampion, së bashku më Ilir Dibrën janë larguar pas një viti shumë të suksesshëm.

Nikaj

Ndërsa trajneri i fundit para Beqirit që u shpall kampion me 19-vjeçarët, ishte pikërisht Luan Zmijani. Që të gjithë këta emra janë larguar, pikërisht pasi më parë këtë ekip e kishin ndihmuar të dilte kampion.

Madje, me shumë humor disa prej këtyre trajnerëve u ishte thënë edhe një shprehje: Nëse do të dilni kampion, nuk do të jeni vitin tjetër. Mesa duket, edhe pas largimit të Beqirit, tanimë një thënie me shumë shaka është në realitet.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"