Maliqi e mposht në miqësore, skuadra e Kategorisë së Dytë merr 3 brazilianë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 31, 2021 | 12:06

Maliqi e mposht në miqësore, skuadra e Kategorisë së Dytë merr 3 brazilianë

Pasi mposhtën korçarët e Julian Ahmatajt, ia dalin edhe me Gramozin. Maliqit i ka mjaftuar goli i Dario Kames në miqësoren e zhvilluar ditën e premte në aneksin e stadiumit “Skënderbeu”. Kryesuesit e Grupit B në Kategorisë së Dytë (bashkë me Labërinë dhe Butrintin), ishin superiorë në të gjitha drejtimet.

Gramozi2

Krijuan volum loje dhe rastesh, ndonëse Egli Malësija kishte lënë pushim disa prej titullarëve. Ekipi bindi, duke treguar një nivel të kënaqshëm loje në prag të rinisjes së kampionatit. Megjithatë, diçka duhet korrigjuar në finalizim. Përtej përpjekjeve, pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura. E dyta solli edhe golin. Dario Kame, i aktivizuar nga stoli, gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 55-të. Maliqarët shtojnë sulmet dhe vizitojnë shpesh zonën e kolonjarëve, por më kot. Gol nuk ka më deri në mbyllje të kësaj sfide. Skuadra është gati për rifillimin e kampionatit, teksa në sfidën e radhës, e pret një duel tepër i fortë përballë rivalëve të Labërisë, që pritet të vendosë shumë për sa i përket vendit të parë.

Të dy këto skuadra këtë sezon luftojnë për objektivin madhor që është ngjitja në Kategorinë e Parë. Sakaq, Gramozi konfirmon tri afrime të rëndësishme në këtë merkato janari. Hose Nildo da Silva, Mateus Ferreira, Markos Magalhaes janë brazilianët që i janë bashkuar skuadrës së drejtuar prej Ilir Qirjakos.

I.MEROLLI/ K.LILO

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"