Malieni po vonohet, bëhet “telenovelë” ardhja e sulmuesit të ri të Flamurtarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 5, 2017 | 17:45

Malieni po vonohet, bëhet “telenovelë” ardhja e sulmuesit të ri të Flamurtarit

Kthehet në “telenovelë” mbërritja e Ibrahima Toungara te Flamurtari. Lojtari nga Mali nuk i është bashkuar ende ekipit në Maqedoni dhe nuk dihet se përse po vjen kjo vonesë. Pasi Shërbimi Informativ Shtetëror (SHISH) mblodhi të gjithë informacionin e nevojshëm për këtë lojtar, pak ditë më parë siguroi edhe vizën, e cila iu dërgua nga klubi.

Toungara_0

Fakti se vendi ynë përdoret si vend transit nga vendet e Afrikës, ka bërë që inspektorët të mos kenë mëshirë as për futbollistin. Por, malieni po vonohet. Nuk dihet nëse ai do t’i bashkohet ekipit në Maqedoni ose jo. Por gjasat janë që sulmuesi fillimisht të shkojë në Vlorë për të firmosur kontratën dhe për të udhëtuar më pas drejt Greqisë ku kuqezinjtë do të zhvillojnë edhe aty 15 ditë përgatitje

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"