“Maldinin pyeteni vetë”, presidenti i Milanit: Kam besim të plotë te Gazidhis

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 10, 2020 | 22:16

“Maldinin pyeteni vetë”, presidenti i Milanit: Kam besim të plotë te Gazidhis

President i Milanit, Paolo Skaroni, i intervistuar nga “Corriere della Sera”, preku disa nga temat e nxehta të botës kuqezi: nga e ardhmja e trajnerit Stefano Pioli te ajo e Paolo Maldinit, por edhe e atij që pritet të jetë trajneri i ardhshëm i “Djallit”, Ralf Rangnik, e deri te fitorja spektakolare me përmbysje ndaj Juventusit.
paolo skaroni
“Kur zgjohesh pasi ke fituar, ndihesh shumë më mirë. Ishte një ndeshje e paharrueshme, nga ato që do ta kujtojmë me vite. Fola me Piolin dhe e komplimentova pas ndeshjes. Edhe kush nuk luajti shumë mirë dha përshtypjen se ishte pjesë e një skuadre të motivuar dhe që argëtohet duke luajtur futboll. Më duket se Pioli ka ndërtuar një skuadër të vërtetë. Përse nuk mund të qëndrojë? Për të ardhmen kam besim të plotë te Gazidhis, me të cilin nuk diskutoj çështjet teknike. Por nuk mendoj se ai ka vendosur të bëjë revolucion. E ardhmja e Maldinit? Kam raporte të shkëlqyera me të. Nëse do të qëndrojë, pyesni atë”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"