Maldini tregon rrugën: Milani të imitojë Juven, Gatuzo i papërgjegjshëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 22, 2018 | 23:01

Maldini tregon rrugën: Milani të imitojë Juven, Gatuzo i papërgjegjshëm

Ka provuar shumë herë të para në jetën e tij Paolo Maldini, por në CV e tij mungonte një përvojë si drejtues në Europë. Kjo erdhi në transfertën luksmeburgase të Milanit në Ligën e Europës. Entuziast për detyrën dhe emocionet e rolit, drejtori për zhvillimin strategjik të Milanit ka dhënë një intervistë për televizionin e klubit.

172450078-aaca57c6-016f-4df0-ab12-08128f7509d2

Hera e parë si drejtues në transfertë europiane. Si ndiheni?

Nuk ishte emocionuese sa ndeshja e parë në “San Siro” ndaj Romës, por sidoqoftë mbetet një përvojë e bukur. E kemi përsëritur shpesh që Milani ka një ADN europiane, ndaj dhe Liga e Europës ka marrë vlerësimin maksimal nga të gjithë hallkat e klubit. Po ndërtojmë diçka të rëndësishme së bashku me klubin, trajnerin dhe lojtarët. Çdo ndeshje është një tullë për të ndërtuar të ardhmen.

Si e shpjegoni sjelljen e ekipit ndaj Kaljarit? 

Gjithmonë do të ketë ekipe si Kaljari, të cilat, pavarësisht se kanë cilësi më të ulët, arrijnë të vënë në vështirësi skuadra më superiore si Milani. Në këtë aspekt duhet të marrim si shembull Juventusin, si një skuadër që di të durojë peshën e presionit, të rezistojë e më pas të gjejë momentin e duhur për të treguar cilësitë e saj. Aktualisht, kemi vështirësi për të vlerësuar momentet e ndryshme gjatë ndeshjeve, një mangësi kjo karakteristike për skuadrat e reja.

Mendoni se Gatuzo rrezikoi duke ndryshuar aq shumë në formacion?

Nuk mund ta them këtë, por besoj se lojtarët e meritojnë të vlerësohen herë pas here duke zbritur në fushë. Kanë punuar shumë dhe u duhet dhënë besim. Të mos harrojmë edhe të rinjtë, që nuk janë ende në 100 për qind dhe që duhet të ambientohen me sistemin e ri, sepse shoh që disa prej tyre janë më shumë të ndrojtur sesa duhet përballë madhështisë së një klubi si Milani.

Cila është përshtypja që keni krijuar mbi të ardhurit në merkato?

Cilësitë e secilit i njohim mirë sepse i kemi vlerësuar imtësisht përpara se t’i afronim në ekip. Ndeshjet si ajo kundër Dudelanzhit përbëjnë një shans që duhet shfrytëzuar dhe djemtë duhet ta shohin se ndeshja më e rëndësishme e sezonit. Vetëm kështu mund të krijohet mentaliteti fitues, një karakteristikë që e ka karakterizuar ngaherë Milanin.

Thuhet se Kastijeho është i preferuari juaj. Është e vërtetë?

Është ende herët për të preferuar, por mund të them se më ka lanë përshtypje të mira sa herë Gatuzo e ka aktivizuar. E admiroj sepse luan me të njëjtin rendiment në të dyja koristë, teksa ndaj Romës ndihmoi ekipin që të krijonte idenë se ndeshja mund të përmbysej në çdo moment dhe ashtu ndodhi.

Keni filluar të mësoheni me vështirësitë e rolit të drejtuesit?

Ndeshjet nuk janë problem, më të vështirat e karrierës i kam luajtur, megjithatë sfida të rënda ishin ato që hasa gjatë merkatos. Falë përvojës së Leonardos mund t’iu mbijetoj atyre tri javëve të ngarkuara në nivel emocional dhe psikologjik. Pjesa e lehtë është menaxhimin i dhomave të zhveshjeve, por kjo edhe sepse kemi një grup djelmoshash të pjekur dhe ambiciozë.

 A u habitët nga roveshata e Gatuzos në stërvitje? 

Papërgjegjshmëri e pastër nga ana e tij. Me moshën që ka duhet të njohë limitet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"