Maldini refuzon edhe rolin e ri, vendimin për të ardhmen ia ka komunikuar miqve. Ja kur zyrtarizohet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 9, 2020 | 8:38

Maldini refuzon edhe rolin e ri, vendimin për të ardhmen ia ka komunikuar miqve. Ja kur zyrtarizohet

Vendimi është marrë prej kohësh, por nuk do të zyrtarizohet deri në fund të sezonit. Paolo Maldini dëshiron të shijojë ditët e fundit në klubin kuqezi, duke shpresuar që të arrijë suksese të tjera si ato ndaj Lacios dhe Juves. Dhe në fund do të përshëndetet.Gazidis Maldini Piolui

Një vendim që ua ka komunikuar miqve dhe familjarëve, pavarësisht ofertës së administratorit të deleguar për të qëndruar në klub në një tjetër rol. Në një takim përpara ndeshjes me Lacion, atij iu ofrua një rol i veçantë, i gatuar aty për aty. Jo një ambasador i thjeshtë, por një figurë institucionale, me mundësinë për të kontribuar në projektin e ri të sezonit të ardhshëm.

Maldini do të refuzojë, sepse dëshiron të vendosë për merkaton, diçka e pamundur me ardhjen e Rangnikut. Por ndryshe nga rasti i shkarkimit të Bobanit, Maldini do të largohet paqësisht nga “Djalli”, pa gjyq, sepse ai nuk dëshiron që eksperienca e tij e parë si drejtues në klub të përfundojë në këtë mënyrë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"