Maldini premton përforcime për Milanin: Do të ndërhyhet në çdo repart

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 9, 2021 | 14:12

Maldini premton përforcime për Milanin: Do të ndërhyhet në çdo repart

Pas eliminimit nga Liga e Kampioneve, çështjet e Milanit lidhen ngushtë me ecurinë në kampionat. Ekipi do të tentojë të ruajë vendin e parë deri në fund e për t’ia dalë ndoshta do të nevojiten disa përforcime.

Maldini Milan

I pari do të jetë ai në mbrojtje ku Simon Kjaeri do të duhet të zëvendësohet. Këtë e ka pranuar edhe Paolo Maldini, që në dalje nga selia e klubit ka deklaruar përpara disa mediave:

“Nëse lëndohet një futbollist, është normale të mendohet për ta zëvendësuar. Edhe një lojtar i rëndësishëm si Kjaeri mund të zëvendësohet. Le të shohim se si. Nuk do të jetë e lehtë të gjejmë dikë që performon në ato nivele dhe me vazhdimësi”.

NË MBROJTJE – Dëshira kryesore është Gleison Bremer i Torinos, por blerja e i tij nga brenda një muaji sigurisht që nuk do të jetë e lehtë. Si për vlerësimin prej 25 milionë eurosh, ashtu edhe për konkurrencën e madhe me Napolin, Interin dhe sidomos Totenhemin.

Në modë është rikthyer edhe emri i Milenkoviçit të Fiorentinës teksa nën vëzhgim mbahet edhe Luiz Felipe i Lacios, të cilit i skadon kontrata në qershor. Radarët kuqezi janë të fokusuar edhe në Francë, ku pëlqehet 20-vjeçari i Monakos, Benua Badiashil.

Një i ri interesant mund të jetë edhe Beqir Omeragiç i Zyrihut dhe kushton 12 milionë euro.

REPARTET E TJERA – Augustin Alvares dhe Luka Joviç janë synimet për sulmin duke qenë se të gjitha profilet e repartit të avancuar te Milani kanë hasur të paktën nga dy dëmtimet deri në këtë pikë të sezonit. I pari vlerësohet 20 milionë euro, teksa për serbin do të hapen bisedime me Realin e Madridit për një huazim 6-mujor me të drejtë blerjeje. Sa i përket mesfushës, synimi është Bubakar Kamara i Marsejës.

Për 22-vjeçarin ka shumë konkurrencë e në rast se nuk gjendet një akord komod në aspektin ekonomik, nuk përjashtohet që kuqezinjtë të rikthejnë Tomaso Pobegën. Djaloshi i rritur në akademinë e klubit po shkëlqen te Torinoja ku është i huazuar deri në fund të kampionatit, por nevojat e Piolit mund të shkurtojnë afatin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"