Maldini përballë Interit si drejtues, legjenda ka më shumë derbi se organika e Gatuzos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 20, 2018 | 22:50

Maldini përballë Interit si drejtues, legjenda ka më shumë derbi se organika e Gatuzos

Paolo Maldini ka bërë shumë role në der bi. Ka qenë një Donarumë në 2001 kur largonte goditjen e Rekobës nga vija fatale, ka qenë një Rodrigez luksi për vite të tëra, por edhe një Romanjoli në fazat e fundit të karrierës. Në 1994-ën është treguar madje një Higuain i vërtetë, por legjenda Maldini ka qenë vetë derbi. 56 klasike të luajtura, si mbrojtës krahu, qendre, kapiten dhe goleador. Tre miqësore, por termi duket i ekzagjeruar për një takim të tillë.

maldini

Përvoja e bën njeriun me më shumë prezenca në ndërqytetësen milaneze, teksa për vite ishte një kolonë e “San Siro”-s.

MË SHUMË SE NJË EKIP

Nesër Paolon e pret një tjetër derbi, por ajo që e bën më të veçantë, është fakti se përvoja e ish-kapitenit është shumë më e madhe se ajo e të gjithë organikës nën urdhrat e trajnerit Xhenaro Gatuzo. Kuqezinjtë së bashku “grumbullojnë” 39 derbi, çka e bën më të dukshme distancën e tyre me Drejtorin e Zhvillimit Strategjik të Milanit. Edhe sikur në formacion të përfshihet Abate, prapa gatuzianët do të grumbullonin 50 ndeshje, teksa legjenda do të ishte sidoqoftë e paarritshme. Vërtet i paarritshëm Maldini, sepse edhe mostra të derbit, rivalë të madhërishëm, si Bergomi apo Zaneti nuk kanë mundur as t’i afrohen. “Pupi” ndali në 47 klasike, teksa numri 2 legjendar në 44.

milan

VLERËSIM NEUTRAL Vlerësimet për figurën e Maldinit nuk kanë munguar dhe i fundit në listë është arbitri Xhanluka Roki. Në një intervistë ka deklaruar se ishkapiteni kuqezi ka qenë një ndër lojtarët më të ndershëm që ka hasur në karrierë. “Mbase ka qenë ndeshja ime e parë në “San Siro”, por mbaj mend se vërshëlleva një faull kundër Milanit. Të gjithë kuqezinjtë m’u vërsulën, por Maldini i ndaloi duke u thënë se kisha vepruar drejt”, ka rrëfyer Roki.

REINOLD BAKALLI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"