Maldini për shortin: Është brenda mundësive tona, UEFA ka nevojë për…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 31, 2018 | 14:50

Maldini për shortin: Është brenda mundësive tona, UEFA ka nevojë për…

Paolo Maldini dhe Leonardo ishin të pranishëm në Monako për të ndjekur shortin e Europa Ligës. Milani u vendos në grupin F së bashku me Olimpiakos, Real Betis dhe surprizën Dudelanzh.

maldini

Për mikrofonat e “Sky” , Maldini u shpreh se ky është një grup brenda mundësive të Milanit. “Është bukur të jesh këtu për Europa Ligën. Mund të them se jam i kënaqur për shortin. Kemi Betisin që do të na vendos në vështirësi, Olimpiakos dhe risinë absolute, Dudelanzh. Ky grup është brenda mundësive tona. Në duam të shkojmë sa më larg të jetë e mundur”, u shpreh italiani. Gjithashtu ai komentoi edhe mundësitë që kanë italianët për në Ligën e Kampionëve. “ UEFA ka nevojë për Milanin sepse ka shkruar një faqe vendimtare në historinë e garave të saj. Ekipet italiane kanë konkuruar seriozisht në 3-4 vitet e fundit. Ne do të konkurojmë në të dy frontet për të shkuar në Ligën e Kampionëve, edhe na kampionati ku synojmë të përfundojmë të parët, por edhe në Europa Ligë.” përfundoi ish-kapiteni legjendar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"