Maldini: Milani duhet të bëjë durim, rezultatet nuk vijnë menjëherë pas kaq shumë ndryshimesh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 28, 2017 | 20:16

Maldini: Milani duhet të bëjë durim, rezultatet nuk vijnë menjëherë pas kaq shumë ndryshimesh

Paolo Maldini, është shprehur se Milani duhet të bëjë durim, pasi ka ndërruar shumë lojtarë gjatë merkatos, dhe kjo nuk është gjë e lehtë për ekipin. Ish-kapiteni legjendar, u shpreh se kuq e zinjtë nuk janë ende tek katër skuadrat më të mira në Itali, por kjo gjë kërkon pak kohë që të vijë.

maldini

“Milani ka rinovuar pothuajse të gjithë skuadrën, dhe kjo kërkon pak durim. Pas kaq shumë ndryshimeve, rezultatet nuk mund të vijnë menjëherë. Ato nuk janë ende tek katër ekipet e para në Itali, por sezoni është i gjatë. Deri më tani, ekipe të tjera kanë bërë më mirë se ata” – përfundoi Maldini.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"