Maldini mësyn në merkato, zbulohen 3 lojtarët që ndjek Milani. Kuqezinjtë “pazar” te Reali

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 2, 2020 | 16:23

Maldini mësyn në merkato, zbulohen 3 lojtarët që ndjek Milani. Kuqezinjtë “pazar” te Reali

Sipas raportimeve të fundit nga “Tuttomercatoweb”, kontaktet midis Milanit dhe Florian Tovësë janë të vazhdueshme. Olimpiku i Marsejës duket i dorëzuar për të humbur lojtarin pa fituar asgjë që kur ai vendosi të mos rinovonte kontratën e cila i skadon në fund të sezonit aktual. Në qershor do të ishte një transferim falas, ndërkohë që në janar anësori mund të largohet në këmbim të 7-8 milionë eurove. Paolo Maldini synon të mbyllë gjithçka me pagesën e një shume simbolike prej 3 milionë eurosh, në mënyrë që Tovë të vishet kuqezi në fillim të vitit 2021, përndryshe gjithçka do të spostohet për verën e ardhshme. I njëjti burim konfirmon se Milani ka menduar edhe për 27-vjeçarin të cilit do t’i ofrohet një kontratë 4-vjeçare nga e cila do të përfitojë 3 milionë euro në sezon.

thauvin

MENJËHERË KABAK – Milani është duke tentuar të përforcohet dhe në janar do të provojë goditjen përfundimtare. Skuadra italiane ka nevojë që ta përforcojë repartin defensiv dhe tanimë kanë gjetur mbrojtësin që, sipas tyre, është i duhuri. Bëhet fjalë për Ozan Kabakun, i cili ka shkëlqyer dy vitet e fundit në Bundesligë dhe po kërkohet nga Milani që duket më i vendosur sesa një vit më parë kur tentoi ta merrte nga Shtutgarti. Prej një sezoni e gjysmë në radhët e Shalkes ku ka regjistruar 28 prezenca dhe tre gola, 21-vjeçari është në shënjestrën e “Djallit” që ofron deri në 15 milionë euro për kartonin. Sipas “Sportmediaset”, Paolo Maldini ka mundur të sigurojë një marrëveshje personale me lojtarin, teksa në vijim do të synojnë të bindë Shalken që pretendon 25 milionë euro për futbollistin. Milani mund të rrisë ofertën deri në 18 milionë, teksa do të ofrojë edhe 25 për qind të një shitjeje të ardhshme të lojtarit, çka mund t’i bëjë gjermanët të dorëzohen e të pranojnë akordin.

lukas vaskes

IDEJA REALE – Lukas Vaskez është një tjetër mundësi merkatoje për “Djallin”. Ai ka një kontratë që skadon në vitin 2021 dhe te Reali nuk kanë në plan t’ia rinovojnë. 29-vjeçari e ka nuhatur prej kohësh mungesën e interesit të drejtuesve, aq më tepër që me 3.5 milionë euro është më “i varfri” në ekip. Vetë trajneri Zidan shfaqet shumë i mërzitur nga qëndrimi i presidentit Perez, duke pasur parasysh kontributin e madh që lojtari ka dhënë në klubin spanjoll ndër vite. Futbollisti i Realit do të preferonte klubin e dytë më të madh dhe më të njohur në Evropë, Milan, për të vazhduar karrierën në mënyrën më të mirë të mundshme, teksa veshja e tij kuqezi do të “zyrtarizonte” largimin e Kastijehos.

4

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"