Maldini me plane të qarta në merkato, Milani dërgon ofertën për mesfushorin e talentuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 18, 2022 | 16:16

Maldini me plane të qarta në merkato, Milani dërgon ofertën për mesfushorin e talentuar

Portali danez “bt.dk” raporton se ka një ofertë nga Milani për Rafael Oniedikën. Propozimi i kuqezinjve, shkruajnë në Danimarkë, është rreth 30 milionë korona daneze ose rreth 4 milionë euro.

rafael oniedika

Mirëpo, Midtjiland e ka refuzuar propozimin e parë, duke qenë se kërkesa minimale është për dyfishin e shumës, pra për rreth 8 milionë euro.

I njëjti burim konfirmon vullnetin e italianëve, që janë ende të gatshëm të negociojë për të arritur te mesfushori nigerian, i cili është ngjitur në krye të listës së preferencave.

Ashtu si për De Ketelaren, ka qenë vetë Paolo Maldini që po merr personalisht me bisedimet. Kuqezinjtë mund të rrisin disi ofertën dhe synojnë ta blejnë brenda kësaj jave lojtarin, i cili me 21 vitet e tij do të ulë edhe më shumë moshën mesatare të grupit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"