“Maldini, legjendë e kuqezinjve”, Mesias: Te Milani për të luajtur!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2021 | 10:16

“Maldini, legjendë e kuqezinjve”, Mesias: Te Milani për të luajtur!

Nuk ka debutuar ende me Milanin, por në intervistën e dhënë për televizionin e klubit nuk ka ngurruar të hedhë kandidaturën e tij. Zhunior Mesias është lojtari i fundit i ardhur nga merkatoja, por ndër të parët për të dhënë kontributin e tij sa më shpejt.

MESIAS 1

Si ishte zbarkimi në “Milanello”?

Një përvojë e veçantë. Në klub ka gjithçka që nevojitet e të punosh me trajnerin dhe Ibrën është kënaqësi. Më ka ndihmuar shumë edhe Dida i cili më bën të mendoj për brazilianët që kanë luajtur te Milani. Të mos flasim më pas për drejtorin Maldini që është një legjendë.

Përse ju thërrasin “Miço”?

Është nofka ime që nga fëmijëria, pasi një shok më dhuroi një majmun me të njëjtin emër. Motra dhe vëllezërit nisën të talleshin duke më quajtur Miço, e kështu më ngeli ai emër.

Keni luajtur gjithmonë si sulmues?

Kam lindur në Ipatinga, pranë Belo Horizontes. Që kur kam filluar të luaj futboll, kam qenë gjithmonë sulmues krahu. Në familje kemi sakrifikuar shumë, por nuk ka munguar edukata dhe kultura e punës. Im atë ka bërë gjithfarë punësh e unë mund të them se jam një elektricist shumë i mirë. Tezja ime u lut kur u largova nga Brazili e më tha se do të bëhesha futbollist i madh. Për mua kjo është një provë që Zoti ekziston.

Nga Krotone te Milani, një rrugë që nuk e bëjnë dot të gjithë apo jo?

Krotone më ndryshoi jetën, por trajneri që më dha shtysën ishte Stropa. E di që nuk kam bërë diçka të zakonshme pasi në 5 vite jam ngjitur në Serinë A duke e nisur nga kategoritë amatore. Futbolli është shumë i rëndësishëm për mua, por jam edhe shumë besimtar e në kishë nuk mungoj kurrë.

Po Pioli si ju duket?

Pioli është një njeri shumë i mirë, punon fort dhe i ka idetë të qarta.

Keni ndonjë ëndërr tjetër tani?

Fillimisht dua të përkushtohem në këtë aventurë të re pa hequr dorë nga ëndrrat. Në këtë jetë askush nuk të dhuron gjë. Erdha te Milani në moshën 30-vjeçare, çka tregon se gjithçka është e mundur. Këtë filozofi dua ta përçoj edhe në skuadër duke synuar të gjithë së bashku objektiva më të mëdhenj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"