Maldini ia del të triumfojë edhe këtë herë, lajm pozitiv vjen nga Italia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 9, 2020 | 0:32

Maldini ia del të triumfojë edhe këtë herë, lajm pozitiv vjen nga Italia

Një lajm shumë i mirë vjen nga Italia dhe për Milanin, teksa Paolo Maldini dhe djali i tij, Daniel, kanë mposhtur Koronavirusin dhe në testet e fundit kanë dalë negativë.15848204001858

Të dy personat ishin të izoluar në shtëpinë e tyre prej ditësh, për shkak se kishin rezultuar pozitivë me Koronavirus. Megjithatë pas periudhës së karantinimit dhe zbatimit të rregullave, të dy tashmë e kanë kaluar dhe janë negativë.

Ashtu si në mbrojtje kur ishte futbollist, përsëri është e vështirë që Paolo Maldini të mposhtet, duke dalë kështu fitimtar edhe me virusin që po pushton botën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"