Malaga rrezikon rënien, trajneri ngre alarmin: Kemi vetëm Sadikun, gjeni zgjidhje në janar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2019 | 18:48

Malaga rrezikon rënien, trajneri ngre alarmin: Kemi vetëm Sadikun, gjeni zgjidhje në janar

Trajneri i Malagës, ku aktivizohen dy futbollistët e Kombëtares së Shqipërisë Armando Sadiku dhe Keidi Bare i bën thirrje të fortë klubit të mendojë për transferimet e merkatos së janarit.

Sadiku-cabeceando-balon_1402370039_111423533_667x375

Viktor Sançez del Amo bëri me dije gjatë konferencës së fundit për shtyp në prag të sfidës së nesërme me Tenerifen në kuadër të kampionatit në La Liga 2 se nuk mjafton të ketë në ekip vetëm Armando Sadikun, por skuadra ka nevojë për prurje të reja për të shpëtuar sezonin e turpshëm, ku Malaga aktualisht renditet në vendin e 19-ë, pozicion që e detyron të luftojë për mbijetesë në kategorinë e dytë të futbollit spanjoll.

‘’Po të kishim një efektivitet mesatar deri tani, pa dyshim që do të ishim në 10-shen e parë të renditjes së kampionatit spanjoll. E vërteta është se këtë lloj rezultati e nuk e kemi patur, sepse kemi vetëm Armando Sadikun dhe duhet të shohim për zgjidhje të tjera.  Duhet të përmirësohemi për të shkuar më larg’’, deklaroi para mediave tekniku Del Amo.

Sulmuesi kuqezi ka realizuar 4 herë në 13 ndeshje të kampionatit me Malagën, por skuadra po kalon një situatë tejet të papërshtatshme teksa rrezikon të zbresë në divizionin e tretë të futbollit spanjoll. Sadiku kaloi në merkaton e verës nga Levante te Malaga, teksa kaloi një dëmtim të rëndë dhe nuk mundi të jepte paraqitjen e duhur me Levanten.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"