Mala: Tifozët nuk na vendosin në presion, jam gati të mbaj edhe Bathën

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Shtator 20, 2018 | 11:46

Mala: Tifozët nuk na vendosin në presion, jam gati të mbaj edhe Bathën

Mesfushori Esat Mala ishte i pranishëm në konferencën për shtyp së bashku me trajnerin Gega, ku i dha përgjigje pyetjeve në prag të sfidës me Flamurtarin. Ai ndau mendimin e tij në lidhje me këtë përballje si dhe tregoi se do të ishte gati të mbante ish-kapitenin Batha nëse trajneri Gega ia kërkonte.

Mala

Mala, kemi parë që luani para mbrojtjes dhe në krah. Ku ndjeheni më komod?

Për mua e rëndësishme është që të jem në fushë, luaj ku me vendos profesori s’e kam problem dhe mundohem që të jap më të mirën e mundshme.

Duket që tani keni peshë në skuadër, a ju jep më shumë përgjegjësi ky fakt?

Normalisht, kur luan duhet të kesh përgjegjësi, s’ka rëndësi mosha që ke. Çdo lëvizje që duhet ta bësh, duhet ta bësh me përgjegjësi dhe vlerësim maksimum. Unë vlerësoj çdo aspekt, çdo minutë dhe mundohem që të jap më të mirën.

Rikthimi i tifozëve iu vendos në presion?

Absolutisht nuk na vendos nën presion. Faktikisht është motivim më shumë për ne se gjithmonë kanë qenë afër nesh dhe vazhdojnë që të jenë.

Cili është besimi yt, i grupit në tërësi dhe i ai personal për ndeshjen ndaj Flamurtarit dhe sa lart mund të shkojë Partizani në këtë sezon?

Ky Partizan tani është një grup shumë i mirë, të gjithë çunat janë të bashkuar dhe kanë një harmoni të veçantë, mendoj se Partizani në çdo ndeshje futet për të marrë tre pikët dhe ky është objektivi në çdo ndeshje.

Nëse trajneri ta kërkon, do ishte gati ta mbuloje ish-kapitenin Batha?

Normalisht  që po, detyrat janë detyra dhe aq më tepër kur i jep profesori.






www.minuta90.com