Mala: Partizani ka një filozofi të re, kjo na bën optimistë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 3, 2018 | 13:18

Mala: Partizani ka një filozofi të re, kjo na bën optimistë

Esat Mala në prononcimin që dha pas ndeshjes me Kastriotin, për “Panorama Sport” u shpreh se në ekip ka ndryshuar fryma dhe të gjithë ndihen optimistë për të ardhmen. 20-vjeçari spikati ndaj krutanëve dhe fitoren e quajti të vështirë, por shumë të rëndësishme për vazhdimësinë e Partizanit.

mala

Duke ditur që në start kanë vlerë më shumë pikët se loja, Mala pohoi se suksesi me Kastriotin i ka gëzuar “demat”, të cilat po mundohen që të ndryshojnë stilin nga ajo që kanë paraqitur në të shkuarën. “Ndaj Kastriotit ishte një fitore mjaft e vështirë, por shumë e vlefshme për vazhdimësinë tonë. Jemi shumë të lumtur për këto tri pikë që morëm, pasi luanim edhe në shtëpi. Jam i lumtur për paraqitjen time dhe të ekipit, por duhet thënë që ka vend për përmirësim.

Ndihem mirë për formën fizike dhe jap aq sa mundem. Pritshmëritë? Jemi optimist. Ekipi po vjen në rritje. Shpresojmë që të bëjmë mirë në çdo ndeshje. Jemi një ekip i ri dhe kemi një filozofi të re nga e shkuara. Kemi zhvilluar vetëm tri ndeshje, por kemi një frymë të mirë në ekip dhe besoj se do të vazhdojmë kështu”, u shpreh Mala pas fitores me Kastriotin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"