Mala: Luaj në çdo pozicion, shpresoj të marr ftesë së shpejti nga Kombëtarja

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Shtator 1, 2018 | 22:08

Mala: Luaj në çdo pozicion, shpresoj të marr ftesë së shpejti nga Kombëtarja

Pas përfundimit të ndeshjes për “Supersport” edhe më i miri i ndeshjes, Mala teksa thotë:

bandicam 2018-09-01 22-03-42-798

Trajneri tha që Mala është një nga më të mirët. Për pozicionin ku ndihesh më mirë?

E falënderoj trajnerin. Unë se kam problem, kur kam qenë me moshat kam luajtur në krah dhe në qendër. Provoj të jap më të mirën për ekipin.

Ndjeve keqardhje që nuk ishte te lista e U21?

Komëtarja është ajka dhe dëshira e çdo futbollisti. Jo, nuk jam i mërzitur. Gjithmonë jam i gatshëm kur Kombëtarja do të më kërkojë. Bëj më të mirën çdo ndeshje dhe shpresoj të marr ftesë shumë shpejt.

Për rastin që pasove në qendër do të ishte më mirë ta gjuaje?

Mendova që të pasoja, nuk ishte pasimi kualitet që bëra dhe opsioni më i mirë të ishte të godisja portën. Do mundohem ta rregulloj në ndeshjet e ardhshme.

A është më i qetë Partizani këtë sezon?

Po këtë vit siç po shihet është më mirë. Çunat janë më të bashkuar dhe ka një harmoni. Duhet të rrisim kualitetin dhe të marrim 3 pikët në ndeshjet e tjera.





www.minuta90.com