“Mala është shumë i vogël para Partizanit”, shpërthen Gaz Demi: Nuk doja unë të luante …

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 25, 2019 | 23:32

“Mala është shumë i vogël para Partizanit”, shpërthen Gaz Demi: Nuk doja unë të luante …

Esat Mala është kthyer në një çështje te Partizani. Futbollisti nuk u grumbullua në sfidën e sotme ndaj Laçit, pasi nuk pranon të rinovojë kontratën me të kuqtë. Në lidhje me këtë situatë të krijuar ka folur edhe presidenti Gaz Demi, i cili në një prononcim pas ndeshjes së sotme u shpreh:

gaz Demi

“Është ende fillimi, nuk kanë mbaruar gjysmat e ndeshjeve. Ka kohë për derbin, janë edhe 2 javë. Diferenca me ndjekësit është shumë e vogël.

Mungesa e Malës? Çfarë kishte ndonjë ndryshim Partizani pa Malën? Partizani i bën lojtarët! Mala është shumë i vogël përpara Partizanit. Megjithatë nuk e di, për problemet e Malës! Sqarim? Çfarë sqarimi doni, nuk doja unë të luante”, u shpreh Demi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"