Makthi i Sarrit, mbrojtja e Juventusit pëson gol me goditjen e parë në portë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 21, 2019 | 10:42

Makthi i Sarrit, mbrojtja e Juventusit pëson gol me goditjen e parë në portë

Me largimin e Masimiliano Alegrit nga pankina bardhezi, tifozët e Juventusit kanë nisur të shijojnë spektaklin e lojës së Mauricio Sarrit, por në të njëjtën kohë po përjetojnë shumë gola të pësuar nga skuadra e tyre (7 në tetë ndeshje), por më shumë sesa kjo, alarmuese është rastësia që sjell media italiane.

mauricio sarri

Me përjashtim të ndeshjes kundër Napolit, skuadra e Sarrit e mbylli kundër Bolonjës të pestën ndeshje në të cilën i është dashur që të nxjerrë topin nga rrjeta, por në katër prej tyre, konkretisht kundër kuqebluve të Mihajloviçit, Interit, Breshas dhe Veronës, kampionët e Italisë kanë pësuar gol me goditjen e parë që kanë marrë në kuadrat.

mauricio sarri

Diçka e tillë mund të duket një rastësi nëse ndodh në një apo dy raste, por në katër ndeshje nga pesë që kanë pësuar gol, pa dyshim që kjo statistikë është një kambanë alarmi, e cila tregon se përqendrimi në repartin e prapavijës dhe problemet për Bonuçin me shokë janë të shumta dhe duhen korrigjuar sa më shpejt.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"