Makth për 12 minuta në Apolonia-Tirana, delegati Çela: Kishte krisje të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 1, 2021 | 20:26

Makth për 12 minuta në Apolonia-Tirana, delegati Çela: Kishte krisje të…

Pjesa e dytë e ndeshjes mes Apolonisë dhe Tiranës filloi plot 12 minuta me vonesë. Në pushim të pjesës së parë, ka filluar të fryjë një erë e fortë dhe mbulesa e tribunës A të stadiumit “Loni Papuçiu” filloi të krijonte lëkundje, duke sjellë panik te të pranishmit që e ndiqnin takimin nga kjo tribunë.

besnik cela

Delegati i FSHF-së, Besnik Çela, ka ndërhyrë për të larguar shikuesit në dy tribunat anësore, si dhe duke zhvendosur edhe lojtarët rezervë të pankinave përkatëse. “Pati lëkundje, por edhe krisje të profileve metalike të mbulesës së tribunës, ndaj, për pjesën e dytë, morëm masat për t’i larguar prej andej të pranishmit dhe median për t’i sistemuar në tribunat anësore, ku nuk kishte asnjë rrezik. Më pas, ndeshja filloi dhe vijoi normalisht”, është shprehur për “Panorama Sport” delegati Besnik Çela.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"