Maksi Lopez zbulon takimin sekret: Vanda po kërkon ta largojë Ikardin nga Interi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 22, 2018 | 20:20

Maksi Lopez zbulon takimin sekret: Vanda po kërkon ta largojë Ikardin nga Interi

Sulmuesi argjentinas, Maksi Lopez, i cili sezonin e fundit ishte pjesë e Udinezes, ka zbuluar një të fshehtë për sa i përket të ardhmes së kapitenit të Interit, Mauro Ikardi. Ai tregoi për mediat italiane se Vanda Nara kërkon ta largoje Ikardin nga Interi dhe se ka pasur një takim të fshehtë me drejtuesit e Juventusit.

185405070-78f40ea7-5afa-43a6-8a16-eec983b03c76

“Vanda Nara kërkon ta largojë Mauro nga Interi edhe pse gjithçka mund të ndodhë. Për mua ajo po punon për t’i gjetur një ekip të ri sulmuesit. Është menaxherja e lojtarit dhe kujdeset për imazhin e tij. I ka takuar drejtuesit e Juves, por e shoh si të vështirë një shkëmbim “kokë më kokë” me Higuain. Nuk besoj se Higuain do të lërë Juventusin për Interin, ndaj po kërkon rrugë të reja për ta realizuar transferimin”, u shpreh Maksi Lopez.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"