Maksi Lopez falenderoi Ikardin që ia hoqi qafe, Vanda Nara replikon: Respekti është si… paraja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 18, 2019 | 12:23

Maksi Lopez falenderoi Ikardin që ia hoqi qafe, Vanda Nara replikon: Respekti është si… paraja

Dukej sikur gjithçka kishte mbaruar. Maksi Lopez gjatë një interviste të fundit ishte shprehur i qetë lidhur me faktin se Mauro Ikardi është martuar me ish-bashkëshorten e tij, Vanda Nara, dhe kërkonte vetëm lumturinë e fëmijëve.

vanda nara maksi lopez mauro ikardi

Megjithatë, çështja që prej vitesh po fiton skenën e thashethemeve, rikthehet në aktualitet. Pas intervistës, Maksi ka komentuar një postim që fliste për faljen kundrejt Ikardit me një fjali kuptimplotë: “Përtej faljes, e falënderoj, sepse mori V…”.

Ndërsa Vanda ditën e djeshme ka replikuar në rrjet një frazë drejtuar Lopezit: “Respekti është si paraja, mund ta kërkosh, por është më mirë ta fitosh”.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"