Makineri golash në Kosovë, ish-sulmuesi i Kukësit zbulon të ardhmen: Do të transferohem te…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 6, 2021 | 23:22

Makineri golash në Kosovë, ish-sulmuesi i Kukësit zbulon të ardhmen: Do të transferohem te…

Ish-sulmuesi i Kukësit, Mirlind Daku është shndërruar në një makineri golash në Superligën e Kosovës, me fanellën e Ballkanit. 23-vjeçari nga Gjilani në  27 ndeshje ka realizuar 26 gola dhe pa asnjë dyshim në fund të sezonit do ta fitoj ‘Këpucën e Artë’ në Kosovës.

Mirlind-daku-2-696x464

Kartoni i Dakut, disponohet nga skuadra kroate e Osijek, teksa mësohet se në fund të sezonit, sulmuesi do të largohet nga Ballkani, për t’u rikthyer te skuadra e Osijekut. Këtë gjë e ka pohuar vetë 23-vjeçari në një prononcim për mediat kosovare duke u shprehur:

“Unë do të jap maksimumin tim që t’i arrijmë objektivat me Ballkanin. Pas përfundimit të sezonit do të kthehem te Osijeku. Ka pasur oferta nga disa skuadra, por duhet të bisedojë me trajnerin dhe klubin dhe ka mundësi që të transferohem diku tjetër”, deklaroi Mirlind Daku.

daku KUKESI

Daku u transferuar te Osijeku në vitin 2018 nga Llapi. Për një gjysmë-sezon ishte i huazuar te Kukësi, ndërsa aktualisht është pjesë e Ballkanit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"