“Majmun i zi”, Obanor reagon pas shkelmit ndaj Markut: Më falni, por më ofendoi familjen gjithë ndeshjen…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 14, 2021 | 20:40

“Majmun i zi”, Obanor reagon pas shkelmit ndaj Markut: Më falni, por më ofendoi familjen gjithë ndeshjen…

Mbrojtësi i Laçit, Erhun Obanor, ka reaguar pas gjestit të shëmtuar në fundin e ndeshjes ndaj Vllaznisë, ku goditi me shkelm në stil “kung fu”, futbollistin e skuadrës shkodrane Herald Marku. Sipas 25-vjeçarit nigerian, Marku, e ka quajtur “majmun i zi”, gjatë gjithë ndeshjes, duke i ofenduar familjen.

obanor55

REAGIMI I OBANOR:

“Së pari dua të them që më vjen keq për të gjitha ata që kanë parë atë që bëra në fund të ndeshjes dhe mbaj përgjegjësi për të. Gjithashtu dua t’ua them të gjithëve arsyen se pse veprova ashtu. Futbolli është një lojë për t’u shijuar dhe fair-play, por numri 10 i Vllaznisë (i referohet Herald Markut) më ka sulmuar mua dhe familjen time duke përdorur fjalë të këqija dhe më e keqja nga të gjitha ai vazhdoi të më thërriste përgjatë gjithë lojës ‘majmun i zi’. Nuk ka vend për racizëm. Në këtë lojë jemi të gjithë njëlloj, jemi të gjithë qenie njerëzore”,

oba

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"