Majk Tajson shokon me deklaratën e fundit: E ndjej që do të vdes shumë shpejt!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 21, 2022 | 13:53

Majk Tajson shokon me deklaratën e fundit: E ndjej që do të vdes shumë shpejt!

Ish-boksieri i madh, Majk Tajson ka shokuar mbarë globin me deklaratën e tij.

MAJK TAJSON 1

Duke folur në podkastin e tij “Hotboxin with Mike Tyson”, ish-kampioni 56-vjeçar i peshave të rënda i tha terapistit të traumave se ai ndjen se koha për ndarjen nga jeta është duke mbërritur:

“Ne të gjithë do të vdesim një ditë. Kur shoh veten në pasqyrë, shoh pikat e vogla në fytyrën time dhe them ‘Kjo do të thotë se, vdekja ime po afron’.

Kur ke shumë para, nuk mund të presësh që dikush të të dojë vërtet.

Ti mendon se je i pamposhtur kur ke shumë para, gjë që nuk është e vërtetë. Paratë nuk na bëjnë imun ndaj sëmundjeve ose aksidenteve. Paratë nuk mund t’ju mbrojnë nga kjo.”, tha Majk Tajson.

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"