Magjiku Anis Mehmeti e bën “sefte” në kampionat, mesfushori shqiptar i dhuron 3 pikë Bristol Sitit në përmbysjen spektakolare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 7, 2023 | 18:13

Magjiku Anis Mehmeti e bën “sefte” në kampionat, mesfushori shqiptar i dhuron 3 pikë Bristol Sitit në përmbysjen spektakolare

Vetëm 4 minuta në fushë i mjaftuan Anis Mehmetit ditën e sotme për të gjetur golin e parë me fanellën e Bristol Sitit në Championship-in anglez. Talenti shqiptar u fut në fushë në minutën e 81-të, duke zënë vendin e Bell, teksa në të 85-tën, shënoi golin e fitores 1-2 kundër Stokes në transfertë.

Mehmetiii

Vendasit shënuan të parët në minutën e 36-të, duke e mbyllur pjesën e parë në avantazh, ndërkohë që Vyner dhe Mehmeti përmbysën gjithçka në minutat 72 dhe 85. Kjo ishte fitorja e 13-të në kampionat për Bristol Sitin, ndërkohë që për Mehmetin, goli i parë erdhi në ndeshjen e tij të 11-të.

Anis Mehmeti

22-vjeçari gjithashtu ka regjistruar edhe 1 asist në kampionat.  Pas ndeshjes, shqiptari i është vendosur epiteti “Magjiku Mehmeti” nga mediat britanike.

mehmetii mgjik

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"