Magjia e numrit 10, Del Piero “SMS” Dibalës. Ish-kapiteni i përulet argjentinasit: Bukur të shënosh kështu!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 17, 2020 | 10:27

Magjia e numrit 10, Del Piero “SMS” Dibalës. Ish-kapiteni i përulet argjentinasit: Bukur të shënosh kështu!

Kampionët e njohin gjithmonë njëritjetrin. As më tepër kur në fushën e lojës flasin edhe “të njëjtën gjuhë”. Këtë fakt e di mirë Alesandro Del Piero, i cili nuk ka vonuar asnjë sekondë për të përgëzuar në “Twitter” Paulo Dibalën pas dopietës, por mbi të gjitha për golin spektakolar të realizuar në 1/8-at e Kupës së Italisë, i cili vulosi dopietën personale dhe kualifikimin përballë Udinezes. 

dibala del [piero

Argjentinasi realizoi një magji “alla Del Piero”, në mbrëmjen ku përveç numrit 10 që tashmë e mban prej tri vitesh në shpatulla, kishte edhe shiritin e kapitenit në krahun e majtë. Por sikur të mos mjaftonte kjo, edhe gjesti për t’ia dhuruar Duglas Kostës penalltinë që dërgoi në 4- 0 shifrat ishte diçka që e bëri edhe më madhështore ndeshjen e Dibalës, një 75 minutësh (i la vendin Marko Pjacës për të merituar duartrokitjen e të gjithë stadiumit) plot krenari për argjentinasin, i cili nuk ngurroi të shkëmbejë mesazhe dhe me Del Pieron: “Bukur të shënosh kështu, apo jo Paulo”, postonte “Pinturikio” duke thirrur në apel “xhevahirin” bardhezi. Por ky i fundit nuk vonoi që të replikonte:

dddddd

“Me sa duket janë fuqitë që të dhuron numri 10 dhe shiriti i kapitenit”, ishte përgjigjja e Dibalës, i cili pasoi edhe me ndërhyrjen e uebsajtit të klubit të Juventusit: “Ja ku e paskemi shijuar këtë më parë!” referuar parabolave të harkuara që dikur lëshonte Aleksi, aq sa jo më kot edhe sot këto goditje etiketohen “alla Del Piero”, e cila u përsërit në mënyrën më të bukur nga Paulo. Fundja, ish-kapiteni dhe rekordmeni i golave të Juventusit nuk mund të mungonte në një mbrëmje magjike si ajo që përjetoi sulmuesi argjentinas, duke qenë se gjithmonë, edhe në momentet më të vështira të Dibalës, Del Piero ka qenë gjithmonë mbështetja e tij, prej së cilës ka lindur edhe një miqësi shumë e ngushtë mes dy numrave 10. 150

dibala

FITORE – Dhe për t’i shtuar edhe më shumë vlerë paraqitjes emblematike të 26-vjeçarit ka menduar uebsajti i specializuar në statistika “Opta”, i cili kujton se ajo kundër Udinezes ishte fitorja numër 150 e Paulo Dibalës, që kur mban veshur bluzën bardhezi. Nga gushti i vitit 2015 e deri të mërkurën në mbrëmje, Dibala regjistroi këtë numër jubilar (150 fitore), në të gjitha kompeticionet, të paktën 11 fitore më shumë se çdo lojtar tjetër i Juventusit, por edhe i të gjithë aktualëve në Serinë A.

Shkurt, ritmi që ka treguar sivjet amerikano-jugori konfirmon se për momentin ai është ndoshta lojtari më në formë i “Zonjës së Vjetër” dhe ndoshta më i pazëvendësueshmi aktualisht. Madje, me shkëlqimin e sivjetshëm që po tregon në fushë, edhe Ronaldo po merr benefite nga Dibala, pasi portugezi e mbylli fazën e parë të kampionatit aktual me 14 gola të shënuar, sa totali në Serinë A i të gjithë sezonit të parë (2018-2019) në gadishullin Apenin.

Përgatiti: JETON STAMOLLA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"