Magji e zezë dhe një shtrigan në fushë që siguron kualifikimin, dueli për play-off të Botërorit në Afrikë ishte i denjë për film

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2021 | 0:22

Magji e zezë dhe një shtrigan në fushë që siguron kualifikimin, dueli për play-off të Botërorit në Afrikë ishte i denjë për film

Kontinenti afrikan dhuron në çdo edicion të kualifikueseve të Botërorit ngjarje shumë interesante e të çuditshme. Por pak prej tyre kalojën atë që ka ndodhur para ndeshjes mes Algjerisë dhe Burkina Fasos, që përcaktonte se cila mes këtyre dy skuadrave do të shkonin në play-off të Botërorit.

algjeri burkina faso

Burkina Faso udhëtoi drejt Algjerisë duke paralajmëruar se do të kishte sulm ndaj skuadrës, duke iu frikësuar helmimit të futbollistëve, siç në fakt ka ndodhur disa herë në kontinentin afrikan në vitet e fundit. Kështu, si ”masë sigurie” lojtarët nuk pranuan që në ditën para ndeshjes, në stërvitjen e fundit, të ndërroheshin në dhomat e zhveshjeve të stadiumit, por u ndërruan në mes të fushës së lojës, për të evituar çdo ngjarje të papritur.

Por pasi ata u larguan nga stadiumi, vendasit akuzuan miqtë se kishin bërë magji të zezë në fushën e lojës dhe se tani ajo ishte e mallkuar për Algjerinë. Por për gjithçka ka një zgjidhje dhe këtu në skenë hyjnë shtriganët. Një i tillë u ftua që të largonte magjinë e zezë nga stadiumi dhe të shpëtonte Algjerinë para ndeshjes. Ai kreu ritin dhe kështu vendasit mundën të hynin të qetë në fushën e lojës për të luajtur sfidën pa frikën e “magjisë së zezë”.

Sfida u mbyll me shifrat 2-2 dhe përtej meritave të lojtarëve në fushë, meritat i shkuan edhe shtriganit i cili ishte “garancia” se Algjeria do të shkonte në play-off të Botërorit pa u shqetësuar nga shpirtrat apo magjia e zezë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"