Magani zbardh planet: Duket sikur nuk po punojmë, por nuk është e vërtetë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 1, 2017 | 10:37

Magani zbardh planet: Duket sikur nuk po punojmë, por nuk është e vërtetë

Teuta e sezonit të ri do të jetë totalisht ndryshe, jo vetëm në organikë, por edhe në objektiva. Drejtuesit kanë gati një projekt afatgjatë dhe synime ambicioze. Fillimisht do të tentojnë Europën, ndërsa në sezonet pasardhëse duan majat, pse jo edhe titullin kampion. Gugash Magani është optimist se në sezonin e ri, madje ai e thotë hapur, Teuta do t’i befasojë të gjithë.

Magani

“Prej ditësh kemi nisur nga puna me drejtuesit për të afruar në skuadër futbollistë cilësorë që janë të aftë të bëjnë diferencën. Kemi piketuar disa emra, me të tjerë jemi duke biseduar. Gjatë fazës përgatitore që do të zhvillohet në Itali besoj se ekipi do të kompletohet, pasi çdo ditë presim të vijnë lojtarë”, tha fillimisht për “Panorama Sport” trajneri peqinas.

Magani e pranon se merkato ka filluar me “vonesë” te bregdetarët, por vetëm sa i përket prezantimit të lojtarëve, pasi, sipas tij, drejtuesit prej kohësh po punojnë për ekipin e sezonit të ardhshëm: “Pjesa më e madhe e skuadrës është larguar dhe kur shikon që nuk kemi bërë afrime krijohet përshtypja sikur ne nuk po punojmë.

Por e vërteta nuk është kështu, pasi ne jemi fokusuar tërësisht te merkato dhe kemi biseduar me shumë lojtarë gjatë kësaj periudhe. Nga dita e hënë do të fillojnë prezantimet. Jemi shumë pranë marrëveshjes me disa lojtarë, por nuk preferoj të jap emra, edhe pse ju gazetarët kërkoni me patjetër që t’i zbuloni (qesh…)”.

teuta

SHKULLAKU

Klubi ka nisur negociatat me Hermes Shkullakun. Mesfushori i krahut pëlqehet prej durrsakëve, ndaj edhe kanë nisur bisedimet për ta afruar në ekip. Kujtojmë që lojtari në fjalë ka luajtur për Pogradecin dhe me paraqitjen e bërë, ka tërhequr vëmendjen e “djemve të detit”.

Jeton Rexhmati

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"