Magani: Tirana po kolaudohet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 4, 2014 | 8:36

Magani: Tirana po kolaudohet

MaganiGugash Magani ka mbetur i kënaqur nga miqësorja e zhvilluar kundër Elbasanit. Trajneri i Tiranës ka vënë theksin më së shumti te gjendja e grupit. Ai mendon se skuadra po kolaudohet dhe shumë shpejt do të jetë gati për startin e sezonit, ku objektiv i deklaruar për kryeqytetasit është titulli kampion. “Loja ishte ‘fair play’ nga të dyja kampet dhe kjo është primare për mua, kur bëhet fjalë për miqësore. Takimin e fituam ne, dhe duhet ta pranoj që ka vlera. Por në ndeshje të tilla pak rëndësi ka rezultati, pasi mund të kishte fituar edhe Elbasani. Në ndryshim nga ndeshja e fundit, në Strugë ekipi arriti që të shënonte, dhe golat erdhën pikërisht nga sulmi. Në këto miqësore po provoj më shumë lojtarët që janë afruar në këtë merkato, të cilët përgjithësisht po paraqiten mirë. Pak nga pak skuadra po kolaudohet dhe mendoj se shumë shpejt do të jetë gati edhe për startin e kampionatit. Në përgjithësi përballja me verdheblutë më bindi, megjithatë kemi ende punë deri në nisjen e sezonit”, përfundoi tekniku i bardhebluve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"