Magani stërvitet me Partizanin, reagon klubi kosovar: Nuk është e vërtetë që është larguar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 19, 2018 | 15:30

Magani stërvitet me Partizanin, reagon klubi kosovar: Nuk është e vërtetë që është larguar

Sulmuesi peqinas Artur Magani do të jetë pjesë e Feronikelit në kampionatin kosovar. Kështu të paktën shkruan klubi nga Drenasi në njoftim zyrtar.

Pavarësisht se Magani së fundmi ka dalë në stërvitje me skuadrën e Partizanit, drejtuesit e skuadrës kosovare njoftojnë se sulmuesi do të mbetet pjesë e Feronikelit dhe shumë shpejt do të ketë nënshkrim të kontratës.

Magani Partizani

“Ditëve të fundit nëpër media ka qarkulluar informacioni spekulativ se superlojtari dhe një ndër golashënuesit më të mirë të Superligës në sezonin e kaluar, Artur Magani, ka ikur nga Feronikeli pas prezantimit në klub pak javë më parë. Andaj, për hir të korrektësisë ndaj tifozëve dhe dashamirësve të futbollit, Feronikeli njofton që Magani përfundimisht vazhdon të mbetet pjesë e klubit.

Magani-696x392

Presidenti i klubit, Naser Ramaj ka biseduar me të dhe në parim është konkretizuar marrëveshja, ndërkaq nënshkrimi i kontratës do të bëhet shumë shpejt.

Ai i është bashkuar klubit tonë për të forcuar edhe më shumë lojën në luftën e padiskutueshme për titull” shkruan në njoftimin e tij klubi i Feronikelit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"