Magani: Skuadra është ende e re, nuk duhet të fluturojë pas 2 fitoreve. Në janar pres afrime

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 19, 2017 | 19:19

Magani: Skuadra është ende e re, nuk duhet të fluturojë pas 2 fitoreve. Në janar pres afrime

Në intervistën pas ndeshjes, trajneri Magani u shpreh i kënaqur për tri pikët, por më shumë për administrimin e rezultatit, pasi sipas tij ky ishte problemi i këtyre javëve tek durrsakët. Ai u shpreh se skuadra është ende e re në përbërje, dhe nuk duhet që vetëm disa lojtarë të luajnë mirë, pasi duhet që e gjithë skuadra të jetë e bashkuar kur futet në fushë. Ai tha edhe se në janar pret ndërhyrje në merkato.

magani

A mendoni se sot ishin të rëndësishme 3 pikët se sa loja?

Padiskutim që kemi bërë një paraqitje jo të mirë në javët e fundit, dhe në 2 ndeshjet e fundit jemi rikthyer. Sot më gëzon fakti që skuadra menaxhon rezultatin. Edhe kur jemi munduar apo barazuar, kemi shënuar të parët por nuk kemi administruar. Kundërshtari sot meritonte respekt. Fitorja e dytë me Vllazninë, diçka e mirë për ne, por nuk mbaron këtu. Kampionati është i gjatë, ka ende shumë ndeshje. Detyra jonë tashmë është që ta mbajmë skuadrën të motivuar.

Momenti që Teuta të tregojë vlerat me të gjitha skuadrat?

Jam i qetë tashmë që po flas. Ne nuk heqim dorë nga objektivat, por duke parë duke bërë, pasi edhe në fazën e parë fituam 2 ndeshjet e para, dhe më pas fluturuam. Duhet të mendojmë vetëm për ndeshjen e radhës. Në fund të dhjetorit, kur mbarojnë dy fazat e para, apo në fund të kampionatit, të shohim ku jemi me objektivat.

E ka fituar skuadra qetësinë psikologjike?

Skuadra është ende e re, kemi lojtarët të rinj në përbërje. Nga vjet, na janë larguar shumë lojtarë. Ende nuk e kam skuadrën që unë mendoj të rivalizoj me të tjerët. Këtë vit finalizojmë shumë herë, por në mbrojtje pësojmë shumë. Futbolli është lojë kolektive, nëse gabojnë 1 apo 2 lojtarë, ndëshkohemi.

Keni 2 fitore jashtë fushe. E keni më lehtë brenda, apo në transfertë?

Nga 14 pikë, 7 i kemi marrë në transfertë. Mendoj se skuadra ime më mirë luan jashtë, se sa brenda. Në transfertë shprehemi më mirë.

Jeni i pakënaqur nga merkato e verës. Do bëni ndëryrhje në janar?

Ne kemi kapacitetet financiare për të bërë merkato. Nuk kam pasur probleme me drejtuesit për financat. Ne kemi gabuar në merkato, dhe trajneri e mban fajin. Do jemi të qartë tek merkato, por në momentin e duhur do ju them se ku do të hyjmë në merkato. Nuk bëj mirë nëse deklaroj se kush do largohet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"