Magani shpërthen pas disfatës ndaj Apolonisë: Po luftojmë me “mullinjtë e erës”, po çuditem që një arbitër i FIFA-s …

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Shkurt 17, 2020 | 14:06

Besa FB Kategoria e pare Lajmi i fundit

Magani shpërthen pas disfatës ndaj Apolonisë: Po luftojmë me “mullinjtë e erës”, po çuditem që një arbitër i FIFA-s …

“Ne trajnerët në përgjithësi, kur bëjmë gabime vetë, ia hedhim “topin” arbitrimit, por unë nuk jam nga kjo kategori trajnerësh. Faktikisht, kam vite që drejtoj dhe nuk po diskutoj që ishte një arbitrim nga më skandalozët. Po çuditem që një arbitër i FIFA-s të bëjë këto gabime… 

bizhdili magani

Në momente të veçanta mendoj se i bëri me dashje. Duket që diçka nuk shkon dhe kam përshtypjen që na demotivon edhe ne me punën që bëjmë. Më duket se po bëjmë luftë me “mullinjtë e erës”. Mirë që kemi hallet tona, që të gjitha ndeshjet po i luajmë jashtë Kavajës, por vjen momenti që arbitri me dashje në 2-3 episode të pengon të shënosh”, tha Magani sa i takon gjykimit.

Për ndeshjen ai shtoi: “Në pjesën e dytë kemi luajtur në gjysmëfushën e Apolonisë. Pati shumë faktorë, trysnia e madhe dhe fati i keq. Goli i dytë i Apolonisë u nis për kros dhe u bë gol. Me skuadrën jam i kënaqur edhe pse u mundëm. Besoj se tani dolëm nga gara dhe u bë shumë e vështirë. Por do t’i shkojmë deri në fund, edhe pse arbitrimet po na demotivojnë shumë”.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com