Magani, “revolucion” në mbrojtjen e Teutës para përballjes me Skënderbeun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 22, 2017 | 13:30

Magani, “revolucion” në mbrojtjen e Teutës para përballjes me Skënderbeun

Teuta vijon me përgatitjet larg vëmendjes së mediave për supersfidën me Skënderbeun. “Djemtë e detit”, pas disa rezultatesh negative, kërkojnë të rikthehen te fitorja. Gugash Magani po punon me një seancë stërvitore në ditë, me ekipin që ka dhënë sinjale pozitive gjatë kësaj jave. Stërvitja e së shtunës është karakterizuar nga ushtrimet tekniko-taktike, me disa lojtarë që kanë punuar me goditjet standarde.

teuta partizani

Me sulmuesit që nuk janë produktivë përpara portës, Maganit i duhet të punojë më tepër me goditjet e lira në mënyrë që skuadra të shënojë dhe të arrijë të marrë rezultate pozitive. Në dispozicion të stafit teknik ishte i gjithë grupi i futbollistëve, me përjashtim të sulmuesit Onieka Osemene, që vijon të punojë individualisht.

Afrikani ka probleme muskulore dhe nuk është gati për ndeshjen ndaj Skënderbeut. Megjithatë lajm i mirë për trajnerin peqinas është rikthimi nga pezullimi i Ardit Shehajt, i cili në disa takime ka bërë edhe rolin e sulmuesit duke mbajtur peshën kryesore të skuadrës. Me mungesën edhe të Dediçit, vlonjati mund të luajë pas sulmuesit kryesor që pritet të jetë Latif Amadu.

Gjithsesi formacioni që do të zbresë nesër në fushë do të qartësohet në stërvitjen e së dielës pasi trajneri Gugash Magani ka disa dilema duke filluar që nga porta, ku Kastrati është në balotazh me Moçkën. Ndërsa në repartin e mbrojtjes pritet të ketë ndryshime pas performancës negative në 4 ndeshjet e fundit. Një alternativë është rikthimi në qendër i shkodranit Sykaj. Në repartet e tjera pritet të luajnë të njëjtët lojtarë si në ndeshjen e fundit.

DRILON XHEPOLLARI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"