Magani qartëson objektivat dhe zbulon një tjetër afrim në merkato: Afrikanët kanë probleme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 22, 2017 | 13:15

Magani qartëson objektivat dhe zbulon një tjetër afrim në merkato: Afrikanët kanë probleme

Teuta nuk arriti të sigurontë një vend në kupat e Europës në sezonin e shkuar, por trajneri i durrësakve Gugash Magani është optimist dhe beson se ky do të jetë viti i duhur për të përmbushur këtë objektiv. Në një prononcim për mikrofonin e “Supersport” trajneri tregon edhe për afrimet e reja si dhe problemet e futbollistëve afrikanë.

Magani

Objektivat e Teutës

“Ne do futemi në kampionat me objektiva konkrete për të marrë pjesë në kupat e Europës, por këtë duhet ta tregojmë në fushën e lojës sepse rivaliteti është shumë i madh.”

Afrimet në merkato

“Moçka ka qenë dhe më parë pjesë e ekipit, mbaroi kontratën dhe rinovoi përsëri. Lena ka qënë pjesë e Kukësit vjet, sivjet u kthye te ne e njoh mirë sepse e kam drejtuar dhe te Flamurtari dhe është lojtar me personalitet dhe për këtë arsye i kam dhënë shiritin e kapitenit.

Ndërsa  përsa i përket futbollistëve afrikanë kanë ende probleme fizike, pasi nuk janë në formën e duhur por deri në fillimin e sezonit do të përshtaten dhe jam i sigurt se do të jenë në formë optimale për fillimin e kampionatit. Kemi marrë nga Besa një futbollist të ri shumë cilësor si Bilali që besoj se ka shumë të ardhme.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"