Magani: Objektivi i vetëm është Kupa, lojtarët e mi nuk dinë të vonojnë as lojën
“Kemi zhvilluar një ndeshje të mirë por në fund fare jemi mundur. Kam kaq mua që e drejtoj skuadrën. Ajo që më shqetëson është se shënojmë shumë por edhe pësojmë shumë. Goli i parë ishte gabim i joni. Gjithsesi kjo është një gjë që i mbetet analizës sonë. Futbolli është i drejtë, por jo gjithë kohës luhet drejt në Shqipëri. Lojtarët e mijë nuk dinë të vonojnë as lojën. Një top duhet ta kishin hedhur në drejtim të paditur që loja të kishte mbaruar. Në qoftë do mendoja mbijetesën do isha dorëzuar. Ky është futbolli duhet ta pranojmë kështu siç është.
Nuk jam nga ata trajneri që ti them lojtarit shtrihu që të futet doktori në fushë. E patë mundësinë për ta ndëshkuar Partizanin por nuk e ndëshkuam. Në fund fare u mundëm. Pjesa psikologjike është elementi numër një i suksesit. Do punojmë fortë, por gjendja nuk është e mirë. Kështu siç na shkuan punën objektivi i vetëm është Kupa. Për kampionatin do i marrim ndeshjet 1 nga 1″, u shpreh trajneri i Teutës, Gugash Magani, për mikrofonin e “Supersport”.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"